Kanë qenë afër 3 mijë vetë të cilët kishin ardhur për të festuar Festën e Flamurit në diskon më të madhe të shqiptarëve në Europë në Enjoy në Stuttagart.
Ne ishim aty dhe ka qenë një nga mbrëmjet më të mira me rast të kësaj festë që është organizuar në natën e 30 nëntorit ku të pranishëm kanë qenë shumë artistë të njohur mes tyre Elvana Gjata, Gena, Bajram Gigolli dhe është prezantuar ky shoë organizaur nga dy djem artdashës Samiri dhe Musa, nga gazetari Maksi.
Në momentin që do të dilte Elvana ajo është mbuluar me një flamur kuqezi dhe ka dashur që show-n e saj ta niste jo një herë por mes shumë emocioneve dy herë me himnin e flamurit ku ka bërë që të gjithë shqiptarët të ndjehen si në vendlindjen e tyre.
Ne vumë re se aty kishte përvec shqiptarëve edhe të huaj që kishin ardhur si miq të pëbashkët me shqiptarët. Ky show ka qenë një nga më mëdhenjt dhe të suksesshëm të organizuar në Gjermani nga shqiptarët. Elvana më pas me hitet e saj ka bërë që të dridhe skenën e Enjoy, ndërsa për muzikën e sa